Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT TË KOMBËTARES/ Presidenti i Napolit mban “peng” Hysajn, ja vendimi i tij

Elseid Hysaj nuk do të lëvizë nga Napoli. Mediat italiane kanë bërë të ditur se klubi ka vendosur veton mbi largimin e mundshëm të futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Hysaj dukej shumë pranë Valencias në këto ditë të fundit dhe po bëhej gati të udhëtonte drejt Spanjës për vizitat mjekësore. Por në fund, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis si zakonisht e teproi me kërkesat e tij.

Ai insistoi që Valencia të shpenzonte 25 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe ta blinte menjëherë, pa klauzola të ndryshme huazimi me të drejtë blerje si ajo që propozonin nga Spanja.

Kjo bëri që Valencia të tërhiqej për futbollistin shqiptar. Kësisoj, Hsyaj do të jetë i detyruar të vazhdojë te Napoli, edhe pse aktivizimi i tij duket shumë pak i mundshëm, meqë Di Lorenco vlerësohet si titullar nga Ancelotti.

Related posts

Nis KEQ sezoni për “yllin” e Bayern/ Vjen dëmtimi i RËNDË për kampionët e Gjermanisë

Isa.Autor

SUPER MERKATO/ Roma nuk ndalet, gati akordi me kampionin e botës

Isa.Autor

Runi zbulon prapaskenën: Unë dhe 4 të tjerë kishim nën kontroll lojtarët te Man United

Isa.Autor

Leave a Comment