Futboll Sport

I MBETI HATRI PËR SHIRITIN E KAPITENIT TË XHAKËS/ Në Zvicër zbulojnë pse Shaqiri refuzoi ftesën e kombëtares

Një lajm që ka shkaktuar jo pak polemika në Zvicër është refuzimi që Xherdan Shaqiri i ka bërë ftesës së Vladimir Petkoviç për t’u bashkuar me kombëtaren gjatë ndeshjeve të muajit shtator.

Futbollisti ka nxjerë si pretekst arsyen se donte të stërvitej me klubin e tij, Liverpoolin, për të zënë një vend titullari, por mediat zviceriane kanë dhënë një tjetër version.

Sipas prestigjozes “Blick” gjithçka lidhet me një hatërmbetje ndaj trajnerit Petkoviç pasi ky i fundit, i ka dhënë shiritin e kapitenit Granit Xhakës.

Në Botëror, ai caktoi kapiten të parë Lishtajnerin, të dytë Behramin dhe të tretë Xhakën. Tani që dy të parët mungojnë, shiritin e ka marrë pikërisht, Granit Xhaka.

Edhe pse Shaqiri e ka shok Xhakën dhe shkojnë mjaft mirë bashkë, ai sërish e ka lakmuar shiritin e kapitenit te Zvicra dhe ka dashur që ta marrë ai në krah.

Ai mësohet të jetë shprehur: 

Po sikur Kosova të më dojë si kapiten?  Të gjithë duan të jenë kapitenë. Unë jam në krye të hierarkisë. Do të duhej t’isha me kapitenët. Unë jam padyshim i zhgënjyer”.

Pikërisht, për këtë ftohje, ka ardhur edhe refuzimi i ftesës, i cili momentalisht kaloi pa shumë zhurmë, por më vonë ndoshta pritet të ketë pasoja serioze për Xherdan Shaqirin.

Related posts

GOL NË FRYMËN E FUNDIT/ Lacio i merr “bardhezinjve” barazimin në një ndeshje spektakolare

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME ZGJEDHJEN E TIJ/ Wenger dëshiron kalimin te rivalët e Arsenal: Është një ëndërr për çdo trajner…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Shpresë për të apasionuarit e çiklizmit, “Tour de Francë” mund të zhvillohet pa tifozë

Delo.autor

Leave a Comment