Futboll Kombëtarja Sport

“ELBASAN ARENA” PUSHTOHET NGA UJI/ Shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (VIDEO)

Qyteti i Elbasanit është “pushtuar” këtë pasdite nga rrebeshet e shiut dhe furtuna, duke përmbytur thuajse të gjitha rrugët.

Reshjet e rrëmbyeshëm të shiut dhe breshëri kanë mbushur me ujë edhe stadiumin “Elbasan Arena”, duke bërë që të shtyhet për 30 minuta ndeshja e futbollit të femrave mes Shqipërisë dhe Finlandës.

Më poshtë edhe një video nga “Elbasan Arena”, ku shihet se sasia e ujit në të është jo e vogël, duke penguar kështu zhvillimin normal të ndeshjes.

Sfida Shqipëri-Finlandë do të niste në orën 17:00, por për shkak të situatës së krijuar nga shiu, ajo pritet të startojë më 17:30.

Related posts

Hamilton i kënaqur nga “pole”: Kjo është makina për të cilën kam nevojë

Sadik.Autor

GJITHMONË PROBLEMATIK/ Alban Hoxha e ka”bërë rrugë” shoqërimin për në komisariat (RASTET)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Milan-Benfica. Nis sfida

Delo.autor

Leave a Comment