Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK KAMPIONËT FRANCEZ/ Ja historia e incidenteve mes Icardit dhe Inter

Pas shumë muajve spekulimesh dhe fjalëve për aksione ligjore, epoka e Mauro Icardit në Inter ka marrë fund… të paktën tani për tani.

I lënë jashtë skuadrës dhe stërvitjeve nga trajneri i ri, Antonio Conte, Mauro Icardi e kompletoi transferimin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm në Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germaini e ka opsionin për ta blerë ish-kapitenin e Interit, Icardin, për rreth 70 milionë euro në fund të sezonit 2019/20, nëse argjentinasi e dëshmon veten në Parc des Princes.

Pasi Icardi u huazua në PSG, Omnisport i grumbulloi të gjitha ngjarjet të cilat ndikuan në prishjen e marrëdhënieve të Icardit me zikaltërit.

7 tetor 2016 – Icardi nënshkroi kontratë të re, pas interesimit nga Napoli.

16 tetor 2016 – Curva Nord kërkoi që Icardit t’i merret shiriti i kapitenit pas komenteve që ai i bëri në autobiografinë e tij. Icardi pretendoi se u bë hero në sytë e shokëve të tij pasi e konfrontoi liderin e tifozëve të Interit, pas disfatës 3:1 kundër Sassuolos në sezonin paraprak.

17 tetor 2016 – Interi e ndëshkoi Icardin, mirëpo ai e mbajti shiritin e kapitenit, përkundër kërkesave të Curva Nord, që s’e konsideronin sulmuesin si pjesë të klubit të tyre më.

21 tetor 2016 – Paolo Fontanesi, autori i librit, tha se biografia do të ripublikohet, pas këtyre incidenteve.

16 janar 2017 – Wanda Nara pretendoi se Icardi ka oferta nga Kina.

30 mars 2017 – Icardi thotë se atij i pëlqen shumë të luajë për Interin dhe se dëshiron të qëndrojë aty përgjithmonë.

16 dhjetor 2017 – Nara refuzon ta përjashtojë mundësinë e transferimit të Icardit në Real Madrid. “Nuk di asgjë. Nuk kam thënë as po e as jo. Mauro do të donte të qëndronte për të gjithë jetën e vet në Inter, por kjo varet nga disa gjëra të tjera”.

4 prill 2018 – Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, thotë se klubi nuk është duke nxituar t’ia rinovojë Icardit kontratën.

13 maj 2018 – Icardi e pranon se ai mund të largohet nga Interi, por vetëm nëse kjo gjë është në të mirën e klubit.

3 shtator 2018 – Nara pretendon se Juventusi dhe Napoli ishin të dy të interesuar në transferimin e Icardit gjatë këtij afati kalimtar, duke zbuluar se ajo ishte takuar me presidentin e këtyre të fundit, Aurelio De Laurentiisin.

18 tetor 2018 – Icardi thotë se ai do të ishte i lumtur të qëndrojë në Inter. “Ne do të tentojmë ta rinovojmë kontratën, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”.

18 dhjetor 2018 – Nara thotë se Interi dhe Icardi janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, mes spekulimeve për një transferim në Real Madrid.

9 janar 2019 – Nara thekson se rinovimi i kontratës nuk është afër të arrihet, pasi Ausilio sugjeron se një ofertë e re është në tavolinë për Icardin, duke shtuar se një numër i klubeve evropiane janë interesuar për sulmuesin.

21 janar 2019 – Pasi shefi i Interit, Giuseppe Marotta thotë se Icardi do ta rinovojë kontratën, Nara zbulon se një kontratë e rë është pothuajse 100 për qind e sigurt.

13 shkurt 2019 – Icardit i merret shiriti i kapitenit dhe i jepet portierit Samir Handanovic, para se ai të mbetet jashtë skuadrës së Ligës së Evropës për t’u përballur me Rapid Viennan.

17 shkurt 2019 – Icardi shikon nga tribunat përderisa Interi e mposht ish-klubin e tij Sampdorian në Serie A.

17 shkurt 2019 – Nara më vonë pretendon se Icardi nuk synon të largohet nga Interi, pasi e humbi shiritin e kapitenit.

3 prill 2019 – Icardi i jep fund kohës jashtë skuadrës së Interit duke shënuar gol në ndeshjen kundër Genoas. Megjithatë, Curva Nord nuk ishte në gjendje ta falë Icardin, duke insistuar se ai nuk është pjesë e së ardhmes së klubit.

5 korrik 2019 – Interi i thotë Icardit se është i lirë të largohet nga emërimit të Contes. Futbollisti dhe agjentja e njoftojnë klubin për synimet e tyre për të qëndruar. Megjithatë, shefi Marotta thotë se Icardi nuk është më pjesë e planeve të klubit.

15 korrik 2019 – Icardi shkon një hap më afër largimit nga Interi, pasi arrin marrëveshje me klubin për ta lënë turneun parasezonal të klubit në Azi.

9 gusht 2019 – Romelu Lukaku ia merr Icardit fanellën me numër nëntë, pasi e kompleton transferimin nga Manchester Unitedi.

19 gusht 2019 – Nara e përjashton mundësinë e transferimit në Ligue 1 te Monaco, përderisa Napoli, Juventusi dhe PSG-ja vazhdojnë tentimet e tyre.

26 gusht 2019 – Marotta dhe Interi e shprehin zemërimin me komentet e Naras, e cila pretendon se Icardi është ftuar të qëndrojë në skuadër, përkundër që mungoi në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Serie A, kundër Lecces.

1 shtator 2019 – Marotta thotë se Icardi nuk është problem, përkundër lajmeve se avokati i tij ishte duke e kërcënuar klubin nëse e përjashton futbollistin nga ekipi i parë.

2 shtator 2019 – Icardi arrin marrëveshje me PSG-në për t’u transferuar në formë huazimi, pasi nënshkruan kontratë të re me Interin.

Related posts

ZGJEDH RIVALËT E LIGUE 1/ Tuchel bën parashikimin e bujshëm në Champions

Delo.autor

E PAPRITUR PËR INTERIN/ UEFA nis procedim për shkelje të Fair Play Financiar

Delo.autor

ZYRTARE/ U shty nga trazirat. Ja kur luhet Manchester United-Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment