Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA ELIMINATORE NDAJ FRANCËS/ Flet mesfushori Roshi: Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të…

Shqipëria do të përballet ditën e shtunë me Francën në përballjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit. I pranishëm në konferencën për shtyp, mesfushori i Kombëtares, Odise Roshi, u shpreh optimist për këtë përballje, teksa shpreson për një rezultat pozitiv.

“Kemi filluar kampionatin në Rusi që korrik, kemi bërë 8 ndeshje. Jam në gjendje të mirë. Ekipi kombëtar është shumë mirë. Kemi bërë një fitore ndaj Moldavisë. Kemi 2 ndeshje të rëndësishme kundër Francës dhe Islandës. Për Francën nuk është e nevojshme të flasësh, se dihet se çfarë kundërshtari është.

Unë jap maksimumin tim me Kombëtaren. Është kënaqësi e madhe për mua, kur shënoj dhe asistoj. Jap maksimumin për shtetin tim.

Fryma është shumë mirë. Të rëndësishme janë rezultatet. Ne gjithmonë bëjmë maksimumin në stërvitje. Kanë ardhur edhe lojtarë të rinj, shpresojmë të bëjmë maksimumin në këto 2 ndeshje.

Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat të mirë.

Edhe në Rusi luaj me skemën me 5. Në qoftë se do më jepet mundësi të luaj do të jap maksimun. Edhe stoli i Francës është i frikshëm. Franca ka një ekip shumë i mirë. Nuk është mirë të flasësh do fitojmë apo do humbim. Kemi fituar me Francën në shtëpi, kemi marrë dhe një barazim atje. Kemi bërë dhe humbje. T’ia lëmë ndeshjes”, u shpreh Roshi.

Related posts

Barcelona me 4 mungesa të mëdha kundër Celta Vigos

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve, përfundon pjesa e parë. Bayerni dhurojnë spektakël

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda Juventusit, Alessandro Del Piero publikon FOTON solidarizuese nga Tirana

Delo.autor

Leave a Comment