Futboll Sport

E BUJSHME/ E ardhmja e Flik e paqartë te Bajerni, bavarezët piketojnë si zëvendësues…

Një lajm bombastik ka qarkulluar këto ditë në mediat gjermane për një rikthim të Jyrgen Klopit në Gjermani. Trajneri i Liverpulit, sipas “Tz”, mund të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut në fund të sezonit. Çmenduri apo jo? Me sa duket, aspak. Zërat për një largim të Hansi Flikut nga kampionët e Gjermanisë kanë disa javë që kanë rënë në veshin e opinionit gjerman, i cili tani është i hapur të besojë gjithçka. Flik mund të largohet për të zëvendësuar Joakim Lëvin te kombëtarja gjermane pas përfundimit të Kampionatit Europian në verë. Kjo është një nga arsyet, një tjetër faktor mendohet të jetë edhe marrëdhënia jo e mirë e 55- vjeçarit me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç.

Ky i fundit është një bashkëpunëtor i ngushtë i Oliver Kahnit, i cili në janarin e ardhshëm do të zërë vendin e Karl Hainc Rumeniges. Kalle është një nga mbështetësit e flaktë të Hansi Flikut të cilit ia besoi Bajernin para se ky i fundit të fitonte gjithçka me gjermanët. Ndërkohë, situata e Jyrgen Klopit në Liverpul është vështirësuar shumë pas humbjes së fundit ndaj Mançester Sitit në shtëpi. Kampionët e Anglisë ndodhet në vendin e katërt, 10 pikë larg Sitit të vendit të parë, duke e pasur të pamundur të fitojnë për vitin e dytë radhazi Premier Ligën. Nëse Flik do të zgjedhë të largohet në fund të sezonit nga Mynihu, atëherë Klop do të ishte pa dyshim zgjedhja e parë e kampionëve të Europës. Klop, i cili ka drejtuar Maincin dhe Borusian e Dortmundit në të kaluarën, është një njohës i vjetër i kampionatit gjerman. Përshtatja e tij në Mynih do të ishte një formalitet, aq më tepër kur bëhet fjalë për një skuadër të mbushur me yje.

SHOLL SHPRESON TE FLIK
DpnP6hMWsAAhr7g

Ish-mesfushori i Bajernit dhe kombëtares gjermane, Mehmet Sholl, tha për “Bild” se trajneri Hansi Flik nuk do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit. Në fakt, Sholl mendon të kundërtën. “Mendoj që atij do t’i ofrohet një rinovim pasi të kthehet nga Katari. Klubi i Bajernit është shumë i kënaqur me të dhe shanset për largim janë zero”, tha Sholl. “Flik është një dhuratë për klubin bavarez dhe nëse fiton Kupën e Botës, atëherë do të ishte e paimagjinueshme një largim i tiji. Ai është pjesë e familjes bavareze, ka luajtur si lojtar dhe tani po fiton gjithçka me skuadrën. Bajerni që pamë në sezonin e kaluar është krijesa e tij. Pa të kjo skuadër nuk do të ekzistonte, ai është arkitekti”, pohoi Sholl për mediat gjermane duke mohuar largimin e 55- vjeçarit nga klubi bavarez.

Related posts

HUMBJA NDAJ BAYERN/ Dridhet stoli i Koeman, drejtuesit e Barcelonës kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm

Delo.autor

Lewandowski i vetëofrohet, Real Madridi e injoron

Q.Autor

RUSI 2018/ Boateng punon individualisht për rikthimin

Sadik.Autor

Leave a Comment