Futboll Premier League Sport

“NUK MERITOJ TË KALOJ HUAZIM”/ Flet Lovren: Klopp më tha se mund të largohem por…

Dejan Lovren ishte një nga lojtarët më të përfolur të kësaj vere, teksa thuhej se do të largohej nga Liverpuli.

Mbrojtësi kroat nuk luan si titullar te “The Reds” dhe për këtë arsye ai po shikonte një destinacion të ri për të vazhduar karrierën e tij. Interes për të kishin shfaqur Milani dhe Roma, por të dyja klubet nuk arritën një marrëveshje për ta marrë në ekipet e tyre.

Për këtë rikthehet të flasë edhe vetë lojtari, i cili në një intervistë për mediat e vendit të tij është shprehur: “Milani më kontaktoi mua, por te Roma ishin më këmbëngulës. Negociatat nuk shkuan mirë dhe unë jam te Liverpuli tani. Nuk dua të shkoj diku për të treguar si jam dhe si luaj, unë jam një profesionist, fitova Ligën e kampionëve dhe medaljen e argjendtë në Kupën e Botës. Kam bërë gjëra të mëdha në futboll dhe nuk meritoj të kaloj huazim te një skuadër.”, theksoi Lovren.lovren2

Gjithashtu ai tregoi se çfarë i kishte thënë trajneri Klop: “Unë nuk doja të detyroja asnjë të më largonte nga skuadra. 2 vjet më parë unë nënshkrova një kontratë 4-vjeçare, kam shijuar çdo moment dhe kjo nuk do të ishte e mundur në një klub tjetër. Klop më tha se mund të largohesha nëse gjeja një ekip të ri, por gjithashtu ai më tha se kishte nevojë për mua.”, përfundoi kroati.

Related posts

BROJA NUK NDALET/ Gol përsëri me Chelesan U-18

Delo.autor

DORËZOHET SARRI/ Chelsea një hap pas Liverpoolit, e arrijmë pas një viti

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Talenti Hauge i dhuron fitoren Milan dhe siguron vendin e parë në grup

Delo.autor

Leave a Comment