Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK MILAN PARA DY SEZONESH/ Drejt prishjes së kontratës me “Kuqezinjtë” mesfushori…

Lukas Bilja u transferua te Milani para dy sezonesh, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me italianët.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e mesfushorit argjentinas te kuqezinjtë  është në dyshim. Kontrata e 33-vjeçarit skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, por drejtuesit e kuqezinjve do të provojnë ta largojnë atë që në merkaton e janarit.

“Djalli” do ta nxjerrë në merkato lojtarin dhe në rast se nuk vjen ndonjë ofertë në drejtim të tij, atëherë të dyja palët mund t’i jepnin fund bashkëpunimit të tyre, duke prishur kontratën para kohe.

Bilja nuk konsiderohet i rëndësishëm për projektin e Milanit dhe zgjidhja e kontratës do të ishte opsioni më i mirë, pasi edhe lojtari nuk do ta kishte të vështirë të gjente një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij.

Related posts

Fitoi bindshëm ndaj Luftëtarit/ SHEHI tregon sekretin e suksesit: Në skuadër nuk flasim me “unë”, por me…

Isa.Autor

PAMJET/ Messi sjell kupën në shtëpi, Argjentina i pret si heronj fituesit e Katar 2022

F.autor

I SHKATËRROI STATUJËN IBRAHIMOVIC/ Emëron trajner ish-goleadorin e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment