Futboll Sport

NDESHJA ME KOLUMBINË/ Neymar shkëlqen pas rikthimit, por nuk i mjafton Brazilit (VIDEO)

Brazili nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në miqësoren e zhvilluar në Majemi ndaj Kolumbisë.

Takimi u ndoq prej më shumë se 60 mijë tifozësh, por vëmendja kryesore ishte te rikthimi në fushën e lojës i yllit Neymar. Sulmuesi nuk zhgënjeu, pasi ishte vendimtar për skuadrën e tij.

Ai dhuroi asist për golin e Casemiros në minutën e 19′ për 1-0. Neymar çoi një krosim nga goditja e këndit dhe mesfushori i Real Madrid-it nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë i harruar nga mbrojtja kundërshtare.

Kolumbia reagoi, pasi Sandro shkaktoi penallti me një ndërhyrje të gabuar me takë brenda zonës dhe Muriel nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-1 në minutën e 25′. Kolumbia mori vrull dhe 9 minuta më vonë kaluan në avantazh sërish me Muriel. Aksion perfekt i miqve dhe Muriel diagonal me portën nuk e kishte të vështirë të dyfishonte. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Kolumbinë.

Brazili rriti presionin në pjesën e dytë dhe barazuan me Neymarin që realizoi për 2-2. Një aksion model i Brazilit bëri që Dani Alves të shkëputej brenda zonës kundërshtare, ai pasoi për Neymarin i cili nuk gaboi. Skuadrat u mbrojtën mirë në minutat e fundit dhe nuk u realizua asnjë gol tjetër.

Related posts

REAL MADRID-VILLARREAL/ Mariano shënon për Real, Casemiro i “fal” golin e barazimit miqve (VIDEO)

Delo.autor

SHKAKTOI POLEMIKA NË NDESHJEN MILAN-ROMA/ Gjyqtari italian merr penalizim të ashpër, ja dënimi që merr…

Delo.autor

LIVE/ EURO 2020: Një shqiptar kalon në avantazh Maqedoninë e Veriut, ja të gjitha rezultatet

Delo.autor

Leave a Comment