Sport Të tjera

VDIQ NË MËNYRË MISTERIOZE/ Skiatorja gjendet e pajetë në pyllin e Madridit, reagon “Los Blancos”

Blanca Fernández Ochoa, ish-skiatorja spanjolle është gjendur e pajetë në një pyll në zonën e Madridit, teksa ende nuk janë konfirmuar shkaqet e kësaj vdekje misterioze.

56-vjeçarja ishte shpallur e humbur prej 24 gushtit, ndërsa prej kësaj të shtune policia dhe vullnetarë të shumtë (285) kanë filluar të krehin një zonë prej 3500 hektarë, pasi disa dëshmitarë thanë se e kishin parë në atë zonë.

Fillimisht u gjend makina e saj, e tipit “Merceedes” dhe sot, rreth dy orë larg nga vendi ku u gjet mjeti, është zbuluar edhe trupi i pajetë i një femre, që para pak momentesh u konfirmua se ishte trupi i pajetë i sportistes.

Ochoa është medalistja e vetëm spanjolle në ski për Lojëra Olimpike, teksa ajo në vitin 1992 Albertville, France, arriti të sigurojë medalje për vendin e saj.

Menjëherë sapo është konfirmuar se turpi i pajetë është i skiatores, ka reaguar edhe klubi i futbollit të Real Madridi, që shkroi në rrjete sociale: “Shprehim keqardhjen tone të madhe, për Blanca Fernández Ochoa, medaliste Olimpike dhe legjendë e sportit spanjoll. Klubi dëshiron të përcjellë ngushëllimet të sinqerta tek të afërmit dhe shoqëria për këtë humbje që na ka shokuar të gjithëve”.

Related posts

BËHET NOSTALGJIK? Ronaldo blen 11 paund PICA në restorantin italian

F.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN GJERMAN/ Valdet Rama shënon një super gol

Delo.autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Goditje dënimi, Dumfur shënon me kokë “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment