Futboll Seria A Sport

“AUDIENCA ISHTE E QARTË”/ Mourinho ironizon gazetarët: Nëse do ishim 5-0 njerëzit do…

Roma mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat përballë Empolit në transfertë me rezultatin 2-4. Në përfundim të kësaj sfide ka folur dhe Murinjo, i cili nuk mund të linte pa thënë batutat e tij.

Portugezi u pyet nga gazetarët e DAZN se pse ekipi i tij nuk e mbylli sfidën më herët dhe sigurisht  tekniku u përgjigj në stilin “Murinjo”.

“Pjesa e dytë? Mendoj që ishte fantastike për ju. Nëse rezultati do të ishte 5-0, njerëzit do të fiknin televizorin, kështu që audienca ishte e lartë”.

Murinjo si gjithmonë mbetet epik me karakterin e tij, ndërsa Roma po ngjit shkallët drejt zonës europiane

Related posts

Alisson nis udhëtimin drejt klubit të ri, hyn në histori për shifrën rekord

Isa.Autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: West Ham – Arsenal

Q.Autor

(VIDEO) I “shkatërroi” ekipin e zemrës, fansi i vogël ka një kërkesë për Hazard. Belgu e lë pa fjalë

Q.Autor

Leave a Comment