Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Maradona merr vendimin e rëndësishëm: Më pëlqejnë sfidat…

Diego Armando Maradona është gati të rikthehet sërish në stol si trajner. Legjenda ka konfirmuar zërat se ka dëshirë të rikthehet të drejtojë një ekip, por këtë herë në vendlindjen e tij. Në Argjentinë deklarojnë se Maradona ka refuzuar një ofertë të parë nga skuadra e Gimnasia La Plata.

Mediat argjentinase konfirmojnë gjithashtu se Maradona është në bisedime me ekipi e Gimnasia, që pritet jetë skuadra e re e “Pipe de Oro”. Maradona ka drejtuar dy vitet e fundit skuadrën meksikane të Dorados, ndërkohë që më parë ka drejtuar edhe kombëtaren e Argjentinës.

Maradona u largua nga Dorados në qershor të këtij viti, për t’u rikthyer në vendlindje, për të kryer një operacion në shpatull dhe gju. “Dua të qartësoj se nuk kam marrë apo refuzuar ndonjë ofertë nga ekipet argjentinase, siç thuhet në media. Nuk kam patursnjë kontakt direkt me ndonjë klub”, tha Maradona.

“Jam në formë dhe i shëndetshëm dhe do të ishte nder për mua të drejtoj ndonjë skuadër në vendlindjen time. Gjithnjë më pëlqejnë sfidat. I dërgoj të gjithëve një përqafim”, tha Maradona.

Related posts

KOMENT/ Varfërohet futbolli europian, eksodi i legjendave nga Iniesta e deri te Buffon

Sadik.Autor

“VENDI I DYTË I ARRITSHËM PËR SHQIPËRINË”/ Igli Tare: Kosova mund të jetë surpriza e grupit, nëse…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Nga ndeshja e parë zyrtare tek fitorja më e thellë, San Marino kërkon historinë ndaj Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment