Sport

TRONDITËSE/ Gjendet e vdekur ish-sportistja kampione, kishte 2 javë që ishte zhdukur (FOTO)

Trupi i skiatores spanjolle, Blanca Fernandez Ochoa, është gjetur në mal, pothuajse dy javë pasi ajo u zhduk.

Trupi i saj u gjet në malin La Penota, afër Cercedilla, nga një oficer që nuk ishte në detyrë.

Në vitin 1992, Fernandez Ochoa u bë gruaja e parë spanjolle që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike Dimërore, duke marrë medaljen e bronzit.

Image

56-vjeçarja u pa për herë të fundit më 23 gusht në rrethin Aravaca në periferi të qytetit.

Makina e saj, një Mercedes A-Class, u gjet të dielën. Ndërsa trupi i saj u gjet tre ditë më vonë pas një operacioni masiv kërkimi.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe shkaku i vdekjes së olimpistes.

Related posts

RRËFEHET HISTORIA E TRISHTË/ Papu Gomez: Ilicic u godit nga Covid-19 dhe e humbi mendjen

Delo.autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Delo.autor

U PEZULLUA NGA EKIPI I PARË I TEUTËS/ Mbaron “dënimi” për sulmuesin e durrsakëve

Delo.autor

Leave a Comment