Futboll Sport

KOMBËTARJA NISET PËR NË FRANCË/ Ja gjendja e kuqezinjve në prag të sfidës së 7 shtatorit

Kombëtarja shqiptare do të akomodohet ditën e sotme në hotelin e saj në Francë, duke qenë se paraditen e sotme është larguar nga kompleksi Tropikal, ku gjendej e grumbulluar.

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, rreth orës 11:00 kuqezinjtë janë larguar dhe pas pak orësh do të jenë në vendin organizator të Europianit të shkuar.

Në orën 18:00, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e blertë dhe do të bëjnë një tjetër stërvitje në prag të ndeshjes me Francën.

Edi Reja shpreson që deri ditën e ndeshjes ta ketë grupin e plotë duke qenë se shqetësime kanë shfaqur deri më tani plot 4 futbollistë.

Memushaj dhe Veseli ishin dy të parët që kishin probleme fizike në ditën e dytë të stërvitjes, ndërkohë që dy të tjerë kanë shfaqur probleme dje.

Cikalleshi ka ngarkesë të madhe fizike ndërkohë që edhe Rei Manaj është dashur të ndërpresë stërvitjen për shkak të problemeve fizike.

Aktualisht nuk flitet për dëmtime që mund të penalizojnë skuadrën, megjithatë sot do të mësohet më shumë rreth tyre.

Related posts

VIDEO/ Reali thellon rezultatin ndaj La Corunas, Bale i ‘magjishëm’

Q.Autor

Europa League/ Simeone përzgjedh sfiduesit, Wenger do lavdinë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ U turpërua nga kundërshtari në fundjavë, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin

F.autor

Leave a Comment