Futboll

Ronaldinho: Beteja mes Messit dhe Ronaldos, gjë shumë e mirë për futbollin

Beteja e përjetshme mes ikonave të Barcelonës dhe Real Madridit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo është gjë shumë e mirë për futbollit, thotë legjenda braziliane Ronaldinho.
Për më shumë se një dekadë, këto dy yje e kanë shndritur galaktikën e sportit, transmeton Express.

Messi dhe Ronaldo i kanë ndarë mes vete 10 Topa të Artë në këto 10 vite, përfshirë rekorde të shkëlqyera për shënimin e golave, trofe të shumtë dhe rekorde të panumërta.

Ndërkohë, dy herë Lojtari i Vitit në Botë, ka thënë për Metro: “Është një betejë e shëndetshme, që është e mirë për futbollin, sepse ata janë dy lojtarë që janë gjithmonë prezent për ta përcaktuar se kush e fiton Topin e Artë, për të parë se kush është më i miri në botë”.

“Prandaj, është betejë e mirë për futbollin dhe për të gjithë ata që e duan këtë sport”, shtoi ai. /Express/

 

Related posts

VLERËSIMI I EUROSPORT/ Nota e Berat Gjimshitit në kualifikimin historik të Atalantës

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermiral kërkohet nga Premier dhe Bundesliga, Juventus pret ofertën e duhur

Delo.autor

SURPRIZA TE KOMBËTARJA/ Silvinjo dërgon në tribunë mesfushorin e Seria A, ndaj Serbisë do mungojnë edhe…

F.autor

Leave a Comment