Futboll Sport

“FRANCE FOOTBALL”/ 3 arsyet përse “Gjelat” duhet të kenë kujdes nga “Shqiponjat”

Revista e përjavshme franceze “France Football”, në numrin e radhës i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sfidës së 7 shtatorit, Francë-Shqipëri, që do të zhvillohet në “Stade de France” në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Prestigjiozja e futbollit, duke ju referuar edhe përplasjeve mes dy skuadrave gjatë viteve të fundit, por edhe faktit që Shqipëria drejtohet nga një ekspert italian, i këshillon “Gjelat” që të mos e marrin lehtë sfidën me “Shqiponjat”.

“Pse duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Shqipërisë…”, shkruan “France Football”, duke veçuar tri arsyet kryesore.

1 – Sepse në vitin 2014, Portugalia u surprizua nga “Shqiponjat” dhe kjo fitore pati shumë rëndësi. Është e vërtetë që CR7 nuk ishte atë ditë në fushë, megjithatë…

2 – Sepse Mërgim Mavraj, ai që realizoi golin e barazimit të turpshëm të bluve (1-1) në Rennes, në të njëjtin vit 2014, është ende aty.

3 – Sepse trajneri Edy Reja është një mik shumë i mirë i mjeshtrit të taktikës Fabio Capello. Do ta kemi pisk, nëse ai i ka dhënë disa këshilla.

Related posts

Barcelona rrezikon të humbasë mbrojtësin, Juve dhe United bëjnë presion

Sadik.Autor

“TIFOZËT ZIKALTËR GJEJNË FAJTORIN”/ Interi në revoltë për të larguar “kokë e krimit”

Isa.Autor

SUPER GAFË NGA “LOS BLANCOS”/ Valencia përmbys gjithçka me ndihmën e mbrojtësit Varane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment