E ardhmja e Neymar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi brazilian, i kërkuar nga Barcelona dhe Real Madrid, ka qëndruar te PSG në fund.
Pavarësisht se merkato e futbollit është mbyllur më 2 shtator, presidenti i Santos (klubi i parë i Neymar), Jose Carlos Peres, beson se transferimi është akoma i realizueshëm.
“Neymar do të transferohet te Real Madrid. Nëse nuk ndodh tani, do të ndodhë brenda fundit të vitit”, ka thënë numri një i klubit brazilian për globoesporte.
Një bombë e vërtetë e merkatos nga e cila do të përfitonte edhe Santos, që do të arkëtonte 4% të shumës që PSG do të merrte nga shitja e mundshme e lojtarit.
Do të shohim nëse fjalët e Jose Carlos Peres do të kthehen në realitet. Për momentin, Neymar mbetet në Paris, ku do të ndajë repartin e sulmit me Cavani-n, Mbappe-në, Di Maria-n dhe Icardi-n.