Futboll Sport

“KTHEHU NË KOMBËTARE”/ Xhaka fton Shaqirin: Eja se ta jap unë…

Habiti jo pak mungesa e Xherdan Shaqirit në këtë grumbullim të Zvicrës për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.

Fillimisht u njoftua se sulmuesi kishte preferuar të qëndronte dhe të stërvitej te Liverpooli me trajnerin Klop, si një mënyrë për të fituar më shumë hapësira me kampionët e Europës.

Megjithatë, së fundmi siç raportohet nga mediat zvicerane, mungesa e vërtetë e Xherdan Shaqirit është shiriti i kapitenit.

Kapiteni i parë është Stefan Lichtsteiner, mirëpo me mungesën e mbrojtësit, shiriti kaloi në krahun e Granit Xhakës.

Shaqiri preferon të ishte ai kapiteni, ndaj refuzoi thirrjen nga Zvicra.

Ndërkohë, pas këtyre zërave ka reaguar edhe Xhaka, i cili shprehet se të dy janë të rritur dhe mund të flasin për këtë temë.

Nëse sulmuesi është i pakënaqur prej shiritit, atëherë ai mund ta marrë atë, pasi për mesfushorin e Arsenalit kjo çështje nuk përbën problem.

Related posts

“DOGJI CR7 NË MARKIM”/ Ja vlerësim befasues i mediave italiane për Hysajn

Delo.autor

Numrat që spikasin në statistikat e Ligës së Kampioneve, 2017-2018

Sadik.Autor

EUROPA LEAGUE/ Manchester United kalon në finale me humbje, Villarreal shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment