Futboll La Liga Sport

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Gareth Bale s’i ka kaluar problemet te Reali: Nuk po luaj i lumtur…

Gareth Bale u kthye në një çështje te Real Madridi këtë verë. Tekniku Zinedine Zidane nuk e donte në skuadër, ndërsa francezi u shpreh se sa më shpejt të largohet aq më mirë për të gjithë.

Një deklaratë e fortë, ndërsa nga ana tjetër, Bale vendosi të largohej vetëm nëse vinte oferta e duhur financiare për të.

Dhe oferta erdhi nga Kina, por në momentet e fundit madrilenët bllokuan transferimin, duke zemëruar lojtarin.

Në fund, Bale qëndroi te “Los Blancos”, pavarësisht dëshirave, dhe tashmë trajneri Zidane i vënë në vështirësi edhe nga dëmtimet është detyruar ta aktivizojë.

Uellsiani ka qenë ndër më të mirët, duke realizuar gola dhe asistuar në këto tre javë të para.

Por, sulmuesi nuk është i lumtur dhe këtë e ka shprehur në një intervistë për Sky Sports: “Sezoni i kaluar ishte i vështirë për të gjithë, për skuadrën dhe mua. Më bënë ‘kokë turku’ më shumë seç e meritoja, e kalova por nuk mendoj se ishte e drejtë. Nuk mund të them se po luaj i lumtur, por po aktivizohem.

Kur luaj jam profesionist dhe jap më të mirën për klubin dhe Kombëtaren. Por, jam i sigurt se do të ketë probleme dhe duhet të flas me drejtuesit e Realit. Është diçka mes meje dhe atyre, ndaj duhet të arrijmë në një konkluzion”.

Related posts

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Trajneri Lerda kërkon fitoren e dytë radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Sërish gol në “Air Albania”, Melo ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

ANSU FATI NUK ËSHTË VETËM/ Barcelona ka një tjetër lojtar 400 milionësh në ekip

Delo.autor

Leave a Comment