Futboll Premier League Sport

U TRANSFERUA NË VERËN E VITIT 2014/ Mbrojtësi “kërcënon” Manchester United, ja deklarata e tij

Markos Rojo u transferua te Manchester United nga Sportingu i Lisbonës në verën e vitit 2014 për shumën e 20 milionë eurove.

Megjithatë aventura e mbrojtësit me “Djajtë e Kuq” mund të marrë fund në janar, pasi ai nuk ndihet i lumtur në skuadër.

Argjentinasi u aktivizua vetëm 6 ndeshje në sezonin e kaluar nga trajneri Solskjaer, dhe si pasojë e kësaj lojtari po shikon për një aventurë të re.

Diçka të tillë e komunikon edhe vetë 29-vjeçari i cili në një intervistë është shprehur: “Më duhet të luftoj për një vend në skuadër deri në dhjetor, por nëse nuk luaj atëherë do të largohem. Kualifikueset për Kupën e Amerikës janë në horizont dhe unë nuk dua t’i humbas ato”, theksoi mbrojtësi.

Në merkaton e verës Rojo ishte shumë afër kalimit tek Evertoni, por marrëveshja dështoi vetëm në minutat e fundit të merkatos dhe tani lojtari ka qëndruar te United, ku do të përpiqet për një vend në skuadër, të paktën deri në janar.

Related posts

Analiza e “Marca” dhe “AS”/ Përballë Messit (ZOTIT) nuk ia del askush! (FOTO)

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ ATLETICOS/ Allegri: Në ndeshjen e kthimit do të luajmë…

Delo.autor

E KRYER/ Transferim surprizë i Bejlit, lojtari që e mbylli me Realin do të jetë shok skuadre me…

F.autor

Leave a Comment