Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“EKIPI DHA GJITHÇKA NË FUSHË NDAJ BJELLORUSISË”/ Mbrojtësi Gjimshiti: Këto dy ndeshjet i fituam dhe ia dolëm të…

Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti vlerësoi skuadrën pas fitores ndaj Bjellorusisë 3-2. Pas sfidës, lojtari i Atalantës u shpreh se përbërja e ekipit kombëtar kuqezi me futbollistë me përvojë dhe të rinj të talentuar duhet t’i japë besim skuadrës për të arritur rezultate pozitive në vazhdimësi.

“Ndeshja me Bjellorusinë – Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë nga çfarë kishte brenda. E dinim që do futeshim në fushë për fitore. E di që loja u hap 3-2, deri në atë moment bëmë lojë të mirë, por pastaj e vumë veten në vështirësi. Nuk e filluam aq mirë sa menduam, dhe pse kishte shumë lojtarë të rinj me shumë cilësi. Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre. Edhe ata që kanë luajtur më pak janë gjithmonë lojtarët më të rëndësishëm për ne. Në fillim nuk ecëm mbarë, këto dy ndeshjet i fituam dhe ia dolëm të kapnim vendin e parë.

E ardhmja – Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë Miksi është shumë më më irë. Kjo duhet të na japë vetbesim kur të vijë marsi që do jemi prapë këtu”, u shpreh Berat Gjimshiti.

Related posts

Mbërrin “kontrata e ëndrrave” për Ben Arfa

Sadik.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Lyon-Bayern Munich. Rezultati 0-3

Delo.autor

E BUJSHME/ Tifozët e klubit anglez s’mund t’u besojnë spekulimeve për Rashicën

Delo.autor

Leave a Comment