Futboll La Liga Sport

U LARGUA NGA BARCELONA KËTË VERË/ Rrëfehet mesfushori Rafinha: Është e vështirë t’i thuash lamtumirë, por…

Rafinja u largua nga Barcelona në fundit e merkatos së verës, teksa kompletoi kalimin në formën e huazimit për një sezon te Selta Vigo.

Në një intervistë të dhënë për spanjollen “As”, mesfushori ka folur për largimin nga katalanasit.

26-vjeçari e pranoi që largimi nga “Kamp Nou” ishte i vështirë, teksa më tej u shpreh: “Normale që kur je me ekipin më të madh në botë dhe ndihesh shumë mirë, është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë. Por gjëja më e mirë që mund të bëja ishte pikërisht largimi dhe të kërkoja më shumë minuta në një ekip tjetër. Tek Selta Vigo ndjehem si në shtëpi, e di se këtu do të jem i lumtur dhe mendoj se do të bëj më të mirën si futbollist.”, u shpreh Rafinja.

Mesfushori brazilian ka luajtur edhe më parë i huazuar te Selta Vigo, gjatë sezonit 2013-2014, dhe shpreson se do të jetë në gjendje të tregojë një formë të mirë me klubin spanjoll. Lojtari do të rikthehet përsëri te Barcelona në fund të sezonit, me shpresën se do të gjejë më shumë hapësira në klubin katalanas.

Related posts

POLEMIKAT PËR BILETAT/ Zaneti tifozëve të Interit: Ju duam në stadium kundër Milanit!

Delo.autor

BENZEMA NUK E HARRON/ Sulmuesi francez ka një mesazh BEFASUES për RONALDON

Isa.Autor

E PABESUESHME/ PEREZ nuk i mban mëri, RONALDO kthehet në MADRID

Isa.Autor

Leave a Comment