Sport Të tjera

“GATI NJË PËRJETËSI PËR MUA”/ Tenistja Williams jep lajmin surprizë për fansat e saj, 8 muaj pas dëmtimit

Nuk luan që prej grand slam të Wimbledon, por rikthimi në fushë pas 8 muajsh pushim duket pranë për tenisten amerikane Serena Williams. Tashmë 40 vjeçe, “pantera e zezë” duket se është gati për të luajtur sërish, prë të arritur edhe objektivin e fundit në karrierë: Të fitojë grand slam nr.24.

Është vetë Serena që ka konfirmuar rikthimin në fushë, duke u shprehur se është gati fizikisht e psikologjikisht për të luajtur sërish. Në një intervistë televizive, ajo tha: “Gjuri im tani është shumë më mirë. U desh pak më shumë kohë për rikuperimin e tij, gati një përjetësi për mua, por gjërat tani janë shumë më mirë”.

Objektivi i Serena Williams është triumfi në grand slam të Australian Open, që nis në mesin e janarit në Melburn, turne të cilin e ka fituar 7 herë. “Mezi pres të rikthehem në fushë, të luaj dhe të fitoj”, u shpreh tenistja amerikane.

Related posts

“MIQTË E MI KANË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI”/ Mesazhi prekës i kampionit të botës: Ky armik i padukshëm nuk është shaka

Delo.autor

DEMBELE APO COUTINHO? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Delo.autor

PLAS TEK KOSOVA/ Portieri Muriç përjashtohet titullari 1 ditë para ndeshjes. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment