Albanian Stars Futboll

Përfundojnë telashet/ Sot ditë e shënuar për Ergys Kaçen

U transferua te Panathinaikos vetëm në ditën e fundit të merkatos, por duket se Ergys Kaçe ka bindur trajnerin Marinos Ouzounidis.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare luajti që nga minuta e parë në sfidën ndaj Panetolikosit, ndërsa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

Korçari mbajti në shpinë fanellën me numrin 5, në këtë takim që përfundoi në barazim pa gola, ndërsa bëri një paraqitje të mirë, duke marrë edhe vlerësimet e mediave greke.

Ergys Kaçe u largua nga PAOK-u në huazim, me synimin për të gjetur sa më shumë hapësira, për të ruajtur vendin në Kombëtaren e Panuccit dhe duket se aventura në kryeqytetin helen ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Related posts

Lucas Moura merr ‘valixhet’, Tottenhami destinacioni i mundshëm i brazilianit

Q.Autor

MARRËVESHJA MILAN-CALHANOGLU/ Gati “samiti” mes palëve. Rinovimi një hap larg

Delo.autor

NGA SUPERIORJA TEK KATEGORIA E DYTË/ Skandalet e bujshme në futbollin shqiptar për 2020

Delo.autor

Leave a Comment