Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FRANCË-SHQIPËRI/ Tifozat “Kuq e Zi” MOTIVOJNË çunat e Kombëtares nga Parisi (FOTO)

Kombëtarja Shqiptare vijon të ketë shpresa për një kualifikim në fazën finale të kompeticionit, por rruga drejt arritjes së madhe kalon nga Franca.

Pikërisht atje ku kuqezinjtë morën pjesë për herë të parë në një Europian, në Francë, kuqezinjtë do të përballen me vendasit, në stadiumin “Siant Denis” të Parisit, me takimin që do të startojë në orën 20:45 dhe do të vijë live dhe ekskluzivisht në Supersport 2.

Trajneri Edi Reja ka grumbulluar futbollistët që gëzojnë formën më të mirë në këtë fillim kampionati, ndërsa në konferencën e sotme për shtyp u shfaq i qetë dhe theksoi se angazhimi maksimal dhe shmangia e gabimeve, janë receta e suksesit ndaj “Gjelave”.

Tifozat “Kuq e Zi” kanë postuar një fotografi në Paris para ndeshjes me Kampionët e Botës ku japin motivim çunave të Kombëtares:

Festa sapo ka nisur…
#forcashqiperi
#1kombetare
#tkzontour
#perjetesishtmetyshqiperi

Related posts

JUVENTUS-UDINESE/ Skuadra e Pirlos kërkon të rikthehet tek fitorja në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TIFOZËT E MILANIT NUK E DUAN NË FUSHË/ Gati të paguajnë klauzolën e Susos dy klubet e Premier…

Delo.autor

OFERTA “IMORALE” NGA ARABIA/ Shifrat për Messin të lënë pa fjalë

F.autor

Leave a Comment