Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FRANCË-SHQIPËRI/ Kombëtarja synon rezultat pozitiv kundër “gjelave” (FORMACIONET ZYRTARE)

Shqipëria do të sfidojë sot në orën 20:45 kampionët e botës në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit. Data 7 shtator e vitit 2014 duhet të shërbejë si një frymëzim për grupin aktual të futbollistëve shqiptarë. Si sot pesë vite më parë, ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi arriti të merrte një fitore historike në transfertën me Portugalinë në nisjen e rrugëtimit për në Europianin 2016.

Pesë vite më vonë, e njëjta datë, e njëjta dëshirë, i njëjti mision, e njëjta vështirësi. Ndryshojnë vetëm disa aktorë (lojtarët, trajneri) dhe kundërshtari. Asgjë nuk është e pamundur, prandaj në Francë, Shqipëria mund ta përsëritë të njëjtën histori si në 7 shtatorin e vitit 2014. Për sa i përket statistikave, në total, Shqipëria ka luajtur 7 herë me Francën, ku veç atij suksesi 1-0 në Elbasan, falë golit të Kaçes, te rezultatet pozitive hyn edhe barazimi 1-1 në Francë në nëntorin e 2014-ës. Të dyja ndeshjet kanë qenë miqësore, ndërkohë që në 5-së përballjet e tjera, kuqezinjtë janë mposhtur.

T’i kërkosh sot Shqipërisë të marrë pikë kundër Francës mund të duket e tepruar. Jo vetëm sepse jemi në një periudhë tranzicioni dhe Reja është trajneri i dytë brenda këtij edicioni, por sepse po luajmë kundër kampionëve të botës.

Në shtëpinë e tyre… Më e vështirë se kaq nuk mund të bëhej, as për Kombëtaren tonë dhe as për trajnerin. Por ja që për dreq, Shqipërisë i duhet shumë një rezultat pozitiv kundër “gjelave”. I duhet edhe Rejas për kontratën e së ardhmes, por mbi të gjitha Shqipërisë. Ka shumë të ngjarë të mos shkojmë në Europian edhe nëse e mundim Francën sot, por na duhet patjetër një shkëndijë…

20:45 | FRANCË – SHQIPËRI 

FORMACIONET ZYRTARE:

FRANCA: Loris, Pavar, Varan, Lengle, Lukas, Toliso, Matuidi, Koman, Grizman, Lemar, Zhiru. Trajner: Didie Deshamp.

SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Roshi, Bare, Uzuni, Balaj. Trajner: Edoardo Reja.

Formacionet

PANORAMASPORT.AL

 

Related posts

(VIDEO) Manchester City shënon golin e dytë, Aguero realizon “dopietën”

Q.Autor

Zhvilloi ndeshje të dobët me Kombëtaren, Napoli vendos çmimin për Hysajn

Sadik.Autor

REFUZON DY KLUBET E EUROPËS/ Ylli i Interit merr vendimin për të ardhmen, ja ku do luajë

Delo.autor

Leave a Comment