Futboll Seria A

Spalletti befason me deklaratën e tij, gjen fajtorin për krizën e Interit

Interi nuk arriti të fitojë as ndaj Crotones, e tashmë shqetësimi te zikaltrit është rritur edhe më shumë.

Zikaltrit nuk e njohin shijen e suksesit që pas fitores 5-0 me Chievon, në muajin dhjetor dhe trajneri Spalletti ende nuk ka mundur të gjejë një zgjidhje për daljen e skuadrës së tij nga kriza e rezultateve.

“Jam i shqetësuar. Nuk arrijmë të reagojmë kur është e nevojshme. Tani duhet të bëjmë vetëm një gjë për të ecur përpara: Të punojmë shumë çdo ditë. Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga ky moment i vështirë”, tha Spalletti.

Por trajneri toskan shkoi edhe më tej, teksa kritikoi veten e tij për këtë situatë të krijuar tek Interi.

“Nuk i shoh futbollistët e mi indiferentë, u vjen vërtet keq. Faji është vetëm i imi, e kjo do të thotë se jam unë ai që po gaboj. Jam unë ai që duhet të marr përsipër përgjegjësitë, sepse klubi më ka dhënë besimin. Do të gjejmë mënyrën për të analizuar punën time, por nuk duhet të mbrohem në disa aspekte, sepse nuk mund të mbrohen”, tha Spalletti.

Related posts

PAS BARAZIMIT ME FLAMURTARIN/ Trajneri Ahmetaj: Kanë bërë një punë kolosale, duhet të…

Delo.autor

SKANDALOZE DHE E TURPSHME/ Grabiti skuadrën, SHQIPTARIT i vihen prangat

Isa.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Pritej largimi pas dështimit në kampionat, Barcelona zhgënjen tifozët

Delo.autor

Leave a Comment