Futboll Shqipëri Sport

DËMTOHET LOJTARI I KOMBËTARES U-21/ Zëvendësuesi i tij vjen nga ekipi i Superiores…

Lorenco Vila grumbullohet me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë.

20-vjeçari durrsak, që në Kategorinë Superiore luan me skuadrën e Teutës, u thirr në kombëtaren e 21-vjeçarëve kuqezi që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, për të zëvendësuar Jon Mersinajn, që në sezonin e fundit u aktivizua me ekipin e Laçit.

Mbrojtësi nga Tirana u largua nga grumbullimi i përfaqësueses Shpresa për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Bushi për tre ndeshjet e ardhshme të 21-vjeçarëve kuqezi.

Qendërsulmuesi Lorenco Vila ka debutuar në Kategorinë Superiore me klubin durrsak që në sezonin 2016-17 dhe numëron 27 ndeshje gjithsej në kampionatin shqiptar.

Skuadra e Alban Bushit siç dihet, është duke u përgatitur në mënyrë intensive për sfidën zyrtare me Turqinë, ndeshje që do të zhvillohet ditën e premte në Stamboll. Ekipi i 21-vjeçarëve u stërvit për disa ditë në qytetin e Elbasanit, ndërsa aktualisht kontigjenti i futbollistëve në dispozicion të 45-vjeçarit, ndodhet në Durrës.

Në Grupin e Tretë bashkë me përfaqësueset Shpresa të Shqipërisë dhe Turqisë bëjnë pjesë gjithashtu edhe ekipet e 21-vjeçarëve të Anglisë, Austrisë, Kosovës dhe Andorrës. Deri tani përfaqësuesja kuqezi e 21-vjeçarëve ka zhvilluar dy ndeshje, përsa i përket sfidave eliminatore për evropianin e ardhshëm, të vlefshme për edicionin e 23 të këtij kompeticioni, që do t’i luajë ndeshjet e fazës finale në vitin 2021 në Hungari dhe Slloveni.

Related posts

Duka: Kam sakrifikuar bizneset e mia për FSHF-në, nëse Fino bën premtime në emër të PS mund të bëjë 50 stadiume

Q.Autor

Viareggio Cup shkon për të rinjtë e Interit

Sadik.Autor

ROSSI REALIST/ U rrëzova për fajin tim, do kish qenë fitorja më e bukur e karrierës

Isa.Autor

Leave a Comment