Të tjera

Lindsey Vonn bën “bis” në pistën e Garmisch, triumfi i dytë brenda 24 orësh

Sërish Lindsey Vonn e para, sërish Sofia Goggia e dyta. Gara e sotme e zbritjes së lirë për femra në ski, e vlefshme për Kupën e Botës dhe zhvilluar në pistën gjermane të Garmisch, përsëriti të njëjtin rezultat si një ditë më parë. Fituese doli skiatorja amerikane Vonn, që ishte më e shpejta në pistë dhe pas saj renditet sërish rivalja italiane, Goggia. I vetmi që ndryshoi nga 24 orë më parë ishte vendi i tretë, ku u klasifikua skiatorja Tina Weirather e Lihtenshtejnit.

Vonn konfirmoi se po kalon një moment të mirë, duke dhëhnë kohën e përgjithshme 1’37”92 pas dy zbritjeve, suksesi i 81-të në karrierë. Sukses që e bën skiatoren amerikane pretendente për medaljen e artë në këtë disiplinë në Lojërat Olimpike “Pyengchang 2018”, që nisin pas 5 ditësh në Korenë e Jugut. gara e sotme ishte e fundit në program para Olimpiadës. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, vijon të udhëheqë amerikania Mikaela Shiffrin me 1513 pikë.

Related posts

Nuk përmbahet peshëngritësi Erkand Qerimaj: Turp për Federatën që…

Q.Autor

Aktori i “Game of Thrones” vendos rekord botëror, ngre shtangën 472 kg

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton bën mrekullinë në Brazil, “leksion” Verstappen e rihap garën për titull

Delo.autor

Leave a Comment