Futboll La Liga

Përplasja ‘horror’ me portierin e Valencias, Diego Godin humbet disa dhëmbë

Diego Godin u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Valencia-s, pasi uruguajani humbi disa dhëmbë pas një përplasje të tmerrshme me portierin Neto. Portieri brazilian u hodh për të bllokuar një top në ajër dhe krahu i tij u përplasë me fytyrën e mbrojtësit. Si pasojë ai humbi disa dhëmbë, ndërsa goja e tij u mbush me gjak.

Dëmtimi i tij krijoi panik, teksa fillimisht nuk u kuptua se çfarë ndodhi. Rishikimi i video-s tregoi qartë se gjatë momentit të përplasjes ai humbi disa dhëmbë. Një pengesë tjetër për Diego Simeone-n, pasi argjentinasi ka humbur edhe Stefan Saviç, i cili u dëmtua në pjesën e parë. /EDS/

Related posts

E DHIMBSHME/ Shkon për të parë ndeshje GOLFI, gruaja 49-vjeçare HUMBET…(VIDEO)

Isa.Autor

MIQËSORJA/ Sonte përballja Spanjë-Shqipëri, bastet na…”masakrojnë”

F.autor

UKRAINË-MAQEDONIA E VERIUT/ Të dyja skuadrat futen në fushë vetëm për fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment