Futboll Seria A Sport

MORI VENDIMIN PËR TË QËNDRUAR TEK LAZIO/ Igli Tare tregon arsyen pse refuzoi ofertën e “Kuqezinjve”

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka treguar arsyet se pse ka refuzuar një ofertë të skuadrës së Milanit.

Shqiptari ishte zgjedhja e parë e Milanit për të zëvendësuar Leonardon, por ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori vendimin për të qëndruar te lacialët.

“Grupi e di se në tre vitet e fundit, ne mund të jemi lehtësisht të kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Boban ishte idhulli im, Maldini ishte një lojtar shembullor dhe gjithashtu edhe si drejtor”.

“Unë pashë veprimin e tyre, por vendimi im erdhi nga zemra. Lënia do të ishte e gabuar. Zgjodha me zemrën time, jo për para”.

Kur shkoj jashtë vendit, e kuptoj se Lazio është një emër i rëndësishëm. Para se të largohem, do të marr kohë për ta menduar. E di që kam ndërtuar diçka të bukur me klubin, stafin teknik dhe lojtarët”, tha ndër të tjerash Tare.

Related posts

Janne Andersson: Dhamë maksimumin, synojmë të shkojmë sa më larg

Isa.Autor

Sot është finalja, formacionet e mundshme Francë – Kroaci

Sadik.Autor

ZBULON TRE GJENITË E FUTBOLLIT/ Capello: “Pleshti” është një prej tyre, ndërsa CR7…

Delo.autor

Leave a Comment