Futboll Kombëtarja Politikë Shqipëri Sport

RAMA ZBRET NË FUSHË/ Fjalët që u tha kuqezinjve para ndeshjes me Islandën

Pak orë para ndeshjes që mbrëmjen e sotme Shqipëria do të zhvillojë përballë Islandës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ekipin kombëtar të futbollit në kompleksin që po përgatiten.

Burime nga resorti ku po përgatitet ekipi jonë kombëtar bëjnë me dije se Rama ka shkuar në fushë ku lojtarët po zhvillonin seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën, raporton gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku.

Rama është takuar me lojtarët dhe trajnerin Reja të cilëve ju ka shprehur besimin se ata do arrijnë një rezultat pozitiv sonte. Ekipi do të niset pasdite për në qytetin e Elbasanit në stadiumin e të cilit do të zhvillohet ndeshja.

Related posts

LIVE/ Partizani-Laçi: Të kuqtë duan të blindojnë vendin e parë, Laçi për surprizë në kryeqytet

Isa.Autor

Betis – Barcelona, 10 për Messin dhe Suarezin

Q.Autor

GATUZO INSISTON/ Hysaj gjen akordin për të luajtur në La Liga. Zbulohet çmimi që i ka vënë Lacio

F.autor

Leave a Comment