Futboll Seria A Sport

PRETENDON SE ICARDI DËSHIRONTE TË QËNDRONTE TEK INTER/ Flet Lautaro Martinez: gjithmonë ka dashur të luajë, por….

Mauro Icardi nuk dëshironte që të largohej nga Inter, kjo është deklarat e fundit e bërë mha Lautaro Martinez.

Në ditën e fundit të merkatos, sulmuesi argjentinas i Interit u transferua në formë huazimi me opsion e blerjes nga Interi te Paris Saint-Germain.

Pas shumë spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij, të cilat shumë herë i kishte nxitur vetë agjentja dhe bashkëshortja e tij. Në fund u vendos që Mauro të largohej për në Francë.

Gjiganti francez e ka opsionin që ta blejë Icardin në fund të sezonit të ri, 2019/20, nëse ai tregohet mjaftueshëm i mirë gjatë këtij sezoni me parisienët.

Por, Martinezi pretendon se bashkëkombësi i tij dëshironte të qëndronte te Inter.

“ Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe ne bisedojmë shumë”, ka thënë ai për TyC Sports.

“Ai dëshironte të qëndronte dhe gjatë bisedimeve me klubin, ai gjithmonë ka dashur të luajë, por tani ai është në një tjetër klub dhe unë i uroj më të mirat sepse që kur kam ardhur në Itali, ai ka qenë personi kryesor që më ka ndihmuar të integrohem”.

Interi ishte i gatshëm ta shiste Icardin këtë verë pasi trajneri Antonio Conte e bëri të ditur menjëherë se argjentinasi nuk është pjesë e planeve të tij, veçanërisht pas transferimit të Romelu Lukakut nga Manchester Unitedi.

Related posts

“ARMËPUSHIM” TEK BARCELONA/ “Gazzetta dello Sport”: Messi-Barcelona drejt divorcit? Dy klubet e mëdha…

Delo.autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Marotta gati 70 milionë euro për yllin e Napolit…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kukësi pa “frena”, verilindorët tentojnë “ish”-in e Partizanit dhe lojtarin e Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment