Ekskluzive Futboll Kombëtarja Sport

KOSOVË-ANGLI/ Ilir Latifi dhe Capital T shkrepin FOTON E DITËS në prag të ndeshjes

Fokusi i ditës së sotme përveç kombëtares është edhe në St Mary të Southamptonit pasi aty Kosova e mrekullive të mëdha do të përballet me një nga superfuqitë e futbollit europian, Anglinë e Gareth Southgate që në këto eliminatore di të fitojë vetëm me goleada. Pas fitoreje jetike ndaj Republikës Çeke, dardanët e Bernard Challandes edhe pse me mungesa të rëndësishme do të kërkojnë të bëjë surprizën e madhe në ishull përballë tre luanëve.

Misioni këtë herë do të jetë shumë i vështirë për Kosovën pasi Anglia nuk është rivali i vërtetë i tyre në grupin A, pasi kualifikimin në Euro 2020 do të luajnë pikërisht me Republikën Çeke pasi tre luanët janë të një tjetër planeti.

15 ndeshjet radhazi pa humbje e bëjnë Kosovën një nga skuadrat me ecurinë më të mirë në këtë periudhë dhe dardanët do të përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë mirë edhe ndaj Anglisë ndaj të cilëve edhe një humbje minimale do të ishte një rezultat i shkëlqyer.

Ilir Latifi, një nga yjet e peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse është parë me rreperin e famshëm shqiptar Trim Ademi i njohur me emrin e artit si “Capital T” jashtë ambjenteve të stadiumit të Southampton ku do të ndjekin të dy ndeshjen e Kosovës kundër tre “Luanëve”. /Alpesport.al

Related posts

“THUMBON” KEQ YLLIN IMMOBILE/ Cassano: Italia e fitoi Kampionatin Europian pa… sulmues

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Jurgen Klopp dhe oferta që mund të kishte ndryshuar historinë

Delo.autor

TË GJITHË E PRESIN TEK BACELONA/ Neymar rikthehet në stërvitje me Parisienët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment