Kategoria Superiore Shqipëri

Tirana-Partizani, një derbi edhe për stadiumin ‘Selman Stermasi’

Mungesa e derbit të kryeqytetit në këtë sezon futbollistik, është ndjerë jo pak këtë sezon në Superiore, sa i takon spektaklit që tifozët dhurojnë në shkallët e stadiumit. Por, këtë javë mes Tiranës dhe Partizanit do të ketë një tjetër derbi, këtë herë për stadiumin “Selman Stërmasi”. Kjo pasi të dy ekipet do të luajnë në shtëpi këtë javë. Tirana pret të shtunën Tomorin, ndërsa nuk dihet se kur do të luajë Partizani që pret Laçin.

FSHF pritet që të nisë negociatat me dy klubet që ndeshjet të spostohen, dhe një skuadër të luajë të premten dhe një të hënën. Por, edhe kjo zgjidhje që është gjetur në të kaluarën mund të dështojë këtë herë, për shkak se të dyja skuadrat në mesjavën e ardhshme luajnë ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Një ide është që Partizani të zhvendoset jashtë kryeqytetit, për të luajtur ndeshjen e radhës.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Partizani mendon për të ardhmen, tentonë afrojë e talentit 20-vjeçar…

Delo.autor

NERVOZIZËM DHE DHUNË MES KUKËSIT DHE TIRANËS/ Ja çfarë ndodhi në tunel pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

KOMBËTARJA MBËRRIN NË FRANFURT/ Pritet nga qindra tifozë shqiptarë në Gjermani

Delo.autor

Leave a Comment