Basketball Të tjera

NBA/ LeBron James: Unë te Warriors? Sa kam qeshur

Që prej tri ditësh në SHBA nuk flitet për asgjë tjetër veçse nëse do të shkojë apo jo LeBron James te Golden State. Ylli i Cleveland Cavaliers në verë bëhet një basketbollist i lirë dhe ESPN ka shkruar se atij mund t’i ofrohet një rrogë e majme. Ky transferim në NBA, është njësoj sikur Lionel Messi të lërë Barcelonën e të ikë te Real Madrid.

Numri 23 i Cavs ka sqaruar situatën: “Mëngjesin e shkuar, kur u zgjova e gjeta celularin plot me mesazhe, të dërguara nga njerëz që donin të dinin se sa i vërtetë është lajmi për kalimin tim të mundshëm te Golden State Warriors.

Gjëja e parë që bëra ishte që ia plasa të qeshurit. Këto janë lajme që duan të shkelin punën që unë kam bërë deri më tani e po përpiqem të bëj te Cleveland bashkë me shokët dhe stafin teknik. E vetmi objektiv i imi është që të kuptoj se si ne mund të bëhemi një ekip i madh e të konkurrojmë për titullin”, sqaroi James. Duket se “King LeBron” nuk largohet pa një titull nga Cavaliers.

Related posts

NBA/ Clippers e Denver kërcënojnë Lakers, Toronto fiton “in extremis”

Delo.autor

NBA/ Lakers zyrtarizojnë blerjen e parë, ylli i Oklahomës firmos për kampionët

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-numri 1 i tenisit mungon në “Australian Open” si pasojë e koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment