Kategoria Superiore Shqipëri

Flamurtari akuzon: “Snajperisti Hamiti” e përmbushi misionin…

Klubit të Flamurtarit nuk i del e keqja me gjyqtarin Eldorain Hamiti. Bregdetarët kontestojnë fort penalltinë e akorduar nga kryesori lezhjan për Kukësin, prej nga erdhi edhe barazimi 1-1.

Përmes faqes zyrtare të Facebook, kuqezinjtë e kanë etiketuar “Snajperisti Hamiti” kryesorin e sfidës së luajtur në “Zeqir Ymeri”, në kuadrin e javës së 18-të të Superiores. Ja statusi i klubit vlonjat: “Misioni është i përmbushur: përveç penalltisë së dhënë kundër, mohoi një penallti mëse të qenë për ne. Dha edhe karton të kuq për Sibiden, sepse nuk e besonte “porositësin” që kishte 3 kartonë të verdhë dhe duhej të mungonte patjetër ndeshjen e radhës. Vazhdojmë përpara, të vetëm kundër të gjithëve”.

Në këtë linjë ishte edhe trajneri Shpëtim Duro, që pa u larguar nga stadium i Kukësit lëshoi akuza të forta: “Kukësi ishte kundërshtar direkt dhe një pikë është shumë e rëndësishme, por ashtu si rrodhi ndeshja, jam i mërzitur, pasi merituam shumë më tepër. Arbitri Hamiti na ka sakatuar me drejtimin e lojës, duke na lënë pasoja edhe për ndeshjen e ardhshme. Ndaj, duke parë të gjitha këto, jam i gëzuar që dolëm me një pikë”.

Related posts

VETËM 12 LOJTARË NËN KONTRATË/ Skënderbeu në kaos. Ka mbetur me një portier dhe dy mbrojtës

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kukësi mposht Skënderbeun me 10 lojtarë në “Loro Boriçi”

Delo.autor

VIDEO/ Një stadium i ri për Kukësin, Gjici: Do e kemi dhuratë nga…

Q.Autor

Leave a Comment