Kategoria Superiore Shqipëri

Ervis Kraja: Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë?

Humbja e së dielës ndaj Skënderbeut i ka trazuar jo pak ujërat në ambjentin sportiv shkodran. Ka shumë pakënaqësi në lidhje me disfatën e radhës dhe normalisht, tifozët duan të gjejnë edhe fajtorët. Por, ndërkohë, ka edhe nga ata që bëjnë thirrje për mbështetje të skuadrës.

Njëri prej tyre është trajneri i Vllaznia B, Ervis Kraja, që përmes faqes së tij në Facebook ka lëshuar një thirrje: “Kemi shumë probleme nga të gjitha anët, po a ban me më tregu dikush, kujt i shërben ky negativitet që po shfaqet prej disa kohësh. A ka dëshirë dikush të biem nga kategoria? A ka dëshirë dikush të rregullojë interesat personale? Vllaznia është e të gjithëve e ta ndihmojmë në momente të vështira, siç është tani e siç ishte vjet, kur u çua i madh e i vogël ta mbështeste. Pse u dashka ta presim ndeshjen e fundit me shku në stadium?

S’di, ndoshta gabohem, por duhet punuar shumë, që tifozat të vijnë në stadium. Ndoshta edhe zbutja e disa njerëzve do të ishte mirë për futbollin shkodran e për ekipin e Vllaznisë. Vllaznia është e Shkodrës, me profesorin dhe pa profesorin, me këto futbollistë dhe pa to. Prandaj, mendimi jem personal: duhet mbështetur e jo ta shtyjmë drejt Kategorisë së Parë. Zoti na ndihmoftë e na afroftë më shumë pranë njëri-tjetrit”.

 

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Dënohet 10 ndeshje zyrtari i Laçit për sulmin ndaj arbitrit, e pëson edhe Apolonia

Delo.autor

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

MBYLLET JAVA E PESTË NË SUPERIORE/ Kukësi e Tirana kryesojnë Superioren, merr “frymë” Flamurtari. ja renditja

Delo.autor

Leave a Comment