Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKARKIMI I TEKNIKUT DURO/ Kukësi paralajmëron prezantimin e trajnerit të ri, ja kush pritet në stol

Kukësi shkarkoi ditën e djeshme trajnerin Shpëtim Duro, për shkak të rezultateve jo të mira të skuadrës në 3 ndeshjet e fundit.skender gega

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi verilindor ka njoftuar se ditën e sotme në orën 16:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri, që do të drejtojë skuadrën për pjesën tjetër të sezonit.

“Panorama Sport” mëson se trajner i ri do të jetë një mes Skënder Gegës dhe Bledi Shkëmbit. Bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe gjasat më të mëdha janë që të prezantohet ish-trajneri i Partizanit.

Gega ka disa ditë në kryeqytet dhe dje në mbrëmje ka pasur një takim me Gjicin, ashtu si dhe Shkëmbi. Kukësi i beson më tepër trajnerit që shpalli kampion Partizanin.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mbappe mban varur të ardhmen e Juventusit, efekti domino me tre futbollistë

Delo.autor

ASIST NË SKOCI/ Kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë

F.autor

Skënderbeu dyfishon rezultatin në Vlorë, këtë herë Flamurtarin e ndëshkon Dita (Video)

Sadik.Autor

Leave a Comment