Futboll Kosova Sport

SHKËLQEU NDAJ ANGLISË/ UEFA vë në garë me Ronaldon yllin e “Dardanëve”… (FOTO)

Kosova u përball me Anglinë ditën e djeshme në stadiumin e Southampton, ndeshje të cilën e humbën me rezultatin 5-3.

Pavarësisht humbjes, Përfaqësuesja kosovare zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa arriti t’i shënojë 3 gola Anglisë brenda në stadiumin e tyre, diçka që nuk e kishte bërë asnjë kombëtare tjetër që nga viti 2007, në një ndeshje zyrtare.

Një nga lojtarët më të mirë të Kosovës ditën e djeshme ishte Valon Berisha, i cili arriti të shënojë 2 herë për kombëtaren e tij.

Kjo paraqitje e 26-vjeçarit nuk kaloi pa rënë në sy të ndërkombëtarëve.

UEFA ka zgjedhur Berishën si një nga 4 futbollistët me paraqitjet më të mira ditën e djeshme.

Së bashku me yllin kosovar është edhe Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho dhe Cenk Tosun.

Në postimin në “Twitter”, UEFA shkruan: “Performanca më e mirë individuale, mbrëmjen e djeshme?”.

Related posts

PROTAGONIST ME MAN UNITED/ Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Isa.Autor

Manchester United është gati të largojë Paul Poggan gjatë verës së ardhshme

Q.Autor

ARRIHET AKORDI/ Rinovon mbrojtësi Mone, klubi i Kategorisë së Parë ka 400 milionë lekë në dispozicion

Delo.autor

Leave a Comment