Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Barcelona hidhet në sulm për mesfushorin e Chelseat

Pas largimeve të Andres Iniesta dhe Paulinho, skuadra e Barcelonës është vënë në kërkim të një mesfushori për të kompletuar repartin e mesit të fushës dhe objektivi kryesor i skuadrës “blaugrana” është francezi i Chelsea, N’Golo Kante. Ky i fundit konsiderohet s ii përshtatshëm për skuadrën kampione të Spanjës, që po insiston për të marrë lojtarin që aktualisht luan me Chelsea, në Premier League.

Për të arritur të Kante, skuadra e Barcelonës ofron në shkëmbin lojtarin Andre Gomes dhe parà, por vështirë se kjo situatë zhbllokohet para javës së ardhshme, pasi mesfushori francez është i impenjuar me kombëtaren franceze në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Problem tjetër është ardhja e trajnerit Maurizio Sarri te stoli i Chelsea dhe çdo lëvizje do të behet vetëm me miratimin e trajnerit italian.

Related posts

Rrëfehet Cikalleshi, nga starti i shkëlqyer me Osmanlispor te Kombëtarja

Q.Autor

U DËMTUA PARA NDESHJES NDAJ EMPOLIT/ Ja çfarë ndodhi me Dybala dhe kur do të rikthehet

Delo.autor

E BUJSHME/ Kosova përparon në renditjen e FIFA-s

Delo.autor

Leave a Comment