Futboll Premier League

Conte kërkon “votëbesim” nga Chelsea, gati ta zgjasë kontratën

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, i ka kërkuar klubit që të mohojë publikisht spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, me shumë njerëz në shtyp, që e lidhin atë me largim në fund të sezonit. Italiani, gjithashtu, këmbënguli që Chelsea duhet të mësojë të jetë më i durueshëm me trajnerin e vet, ndërsa përpiqet të konkurrojë me Manchester City, me shumë më pak investime. Trajneri i “Blues” e kishte deklaruar tashmë dëshirën e tij për të qëndruar në klub për 18 muajt e mbetur në kontratë dhe shtoi se është i hapur për një rinovim. Megjithatë, ai tha se bisedimet do të jenë në pritje deri në fund të sezonit. “Duhet të jem i sinqertë, kur ka thashetheme, apo spekulime pas ndeshjes së parë të sezonit, kundër Burnley, ndoshta do të doja që klubi të përgatiste një deklaratë për mua, të thoshte se beson në punën time, – u tha Conte gazetarëve në “Cobham Training Ground”.

– Por, në të njëjtën kohë, e di që kjo nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, kështu që pse duhet të shpresoj për diçka të ndryshme. Sigurisht, do të doja të kisha një deklaratë mbështetëse tw klubit kundër këtij spekulimi. Në të kaluarën, kjo nuk ndodhi kurrë. Pra, është një sfidë e madhe për të ndryshuar qasjen tani, por, sigurisht, do të isha i kënaqur, vetëm një person mund të flasë. Nuk e di, nuk duan të jenë oportunistë, të pyesin për një marrëveshje të re. Nuk është e drejtë, nuk është koha e duhur për t’u bërë oportuniste. Kemi kohë për të marrë vendimin më të mirë. Unë jam duke u përpjekur të jap gjithçka, bashkw me stafin tim dhe lojtarët. Po bëjmë maksimumin për këtë klub. Nëse klubi e kupton këtë dhe dëshiron të zgjasë marrwveshjen, mund të flasim. Kontrata ime skadon më 2019. Dëshira dhe vullneti im janë qw të vazhdoj të punoj me këtë klub”.

Related posts

DREJT BERLINIT PA BROJËN/ Sylvinho nuk e përzgjodhi, por sulmuesi dhuron show te Chelsea

F.autor

JO VETËM KARTONI NDAJ RONALDOS/ Ja rastet kur gjyqtari gjerman është vënë në qendër të kritikave

Isa.Autor

KROACI-ÇEKI/ Të dyja kombëtaret kërkojnë triumfin për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment