Futboll Sport

“AI ËSHTË NJË FENOMEN”/ Cesc Fabregas beson: Ky lojtar do të bëhet më i miri në botë

Cesc Fabregas beson se i riu francez,  Kylian Mbappe në të ardhmen do të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Në një intervistë për “Goal”, mesfushori aktual i Monacos, thotë se Mbappe është një fenomen me aftësi të shkëlqyera.

“Ai është një fenomen. Është e qartë që Mbappe do të jetë lojtari më i mirë në botë në të ardhmen”, tha Fabregas.

“Unë gjithmonë mendoj se nëse do të luaja në të njëjtën skuadër do t’i jepja asist gjatë gjithë kohës sepse ai është kaq i shpejtë dhe eksploziv saqë ka mundësinë që të shkatërrojë mbrojtjen kundërshtare.

“Mbappe ndryshon shumë nga të tjerët pasi ai është shumë i uritur dhe di shumë mirë t’i shfrytëzojë aftësitë e tij”, përfundoi ai.

Related posts

OFERTA E RADHËS/ PSG: Japim 90 milionë euro për Rakitiç

Sadik.Autor

MEMA ULTIMIATUM EKIPIT/ Klubi i Tiranës pezullon Hasanin, ja dënimi që merr

Delo.autor

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Është më i miri në botë, por ja sa fiton MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment