Futboll Premier League Sport

U DËMTUA PËRPARA PËRBALLJES ME SHQIPËRINË/ Ja kur do të rikthehet në fushë ‘ylli’ i Manchester Cityt

I rreshtuar me Nicolas Otamendin në qendër të mbrojtjes në ndeshjen e 4 të Premier Legues kundër Brighton, Aymeric Laporte pësoi një dëmtim në minutën e 35 të takimit.

25 vjeçari ishte thirrur nga Didier Dechamps për ndeshjen që Franca zhvilloi kundër  Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve të EURO2020. Por për shkaka të këtij dëmtimi, nuk arriti që të jepte kontributin e tij për ekipin francez.

Image

Mbrojtësi francez që me Manchester Cityn ishte në formë të shkëlqyer, u largua nga fusha në lot dhe tashmë bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Ai do të qëndrojë larg fushave për 5 apo 6 muaj, ndërkohë që diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri Guardiola.

Laporte do të rikthehet në fushën e blertë vetëm në janar apo në shkurt, ndërkohë që është një humbje e madhe për Sitin në luftën për titullin kampion. Në këtë mënyrë, debutimi i tij me kombëtaren e Francës do të shtyhet sërish ndërkohë që do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës ndaj kuqezinjve që luhet në muajin nëntor.

Related posts

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Fitore e “çmendur” për Manchester United, arbitri jep penallti pasi mbyll ndeshjen

Delo.autor

ANCELOTTI ME “DHIMBJE KOKE”/ Dëmtohet Hysaj dhe Mertens

F.autor

KJO NUK PRITEJ/ Futi në sherr Barcelonën dhe Romën, braziliani joshet nga INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment