Moto GP Sport

MOTO GP/ Marc Marquez i mohon fitoren francezit Quartararo, titulli formalitet

Marc Marquez spektakolar. Piloti spanjoll i Honda koleksionoi në Misano, në Çmimin e Madh të San Marinos, fitoren e shtatë sezonale, çka e afron edhe më shumë me triumfin përfundimtar në MotoGP.

Marquez i mohoi fitoren e parë sezonale francezit Fabio Quartararo, i cili udhëhoqi thuajse gjatë gjithë garës, për t’u parakaluar nga spanjolli pikërisht në xhiron e fundit. U ngjit në podium edhe Maverick Vinales, në vendin e tretë, duke lënë pas shokun e skuadrës Valentino Rossi. Mbërriti i pesti në finish Franco Morbidelli, që i parapriu Andrea Doviziosos.

Në renditjen e përgjithshme Marc Marquez (275 pikë) thellon diferencën me ndjekësin më të afërt, Dovizioso (182 pikë). Sa u përket skuadrave, Honda kryeson me 281 pikë, e ndjekur nga Ducati me 221 pikë e Yamaha me 215 pikë.

Related posts

I “SHKEL” SYRIN BARCELONËS/ Sulmuesi 25-vjeçar: Është shtëpia ime, nëse do të më vinte një ofertë…

Delo.autor

TRIUMFI NË “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Të fitosh ndaj Brazilit të lumturon dyfish, tani jemi në histori

Delo.autor

Fabregas shënon golin e parë ndaj Swansea City (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment