Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLISI SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët përmbysin Kukësin dhe i shkakton humbjen e parë

Bylisi arriti një fitore të madhe me shifrat 2-1 përballë Kukësit, madje edhe me përmbysje.

Në “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida u zhbllokua që në minutën e 16-të, ku Vesel Limaj goditi saktë një goditje dënimi shumë pranë zonës së vendasve. Hidi nuk pati mundësi çfarë të bënte, dhe në avantazh kuksianët.

Me kalimin e minutave, ishte ekipi i Dovedan që kërkoi të reagonte, dhe në minutën e 30-të, fituan një penallti pas një pengimi në zonë. Përsipër e mori portieri Isli Hidi, ashtu si një javë më parë ndaj Skënderbeut, dhe shënoi me saktësi ndaj Avdylit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që me nisjen e të dytës, ballshiotët kërkuan në disa raste golin e dytë. Më pas, Kukësi mori frenat e lojës, dhe me Rrocën, Abazajn e lojtarët e sulmit, goditi disa raste portën e Hidit, por gardiani mbajti të paprekur kuadratin nga goli i dytë.

Teksa dukej se sfida po shkonte drejt një barazimi, ishte kapiteni Murataj, që në një krosim të gjatë nga e majta në minutën e 89-të, e çoi topin drejt e në fundin e rrjetës, edhe me pak ndihmë nga Guindo që hutoi mbrojtjen dhe portierin.

Murataj u ndëshkua edhe me të dytin e verdhë, dhe kështu në minutat e fundit la të tijtë me një lojtar më pak. Në fund, Bylisi fitoi me shifrat 2-1, duke i dhënë humbjen e parë ekipit të Duros.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ish-sulmuesi i Serie A dhuron 100 mijë prezervativë, ja arsyeja

Delo.autor

Beteja e jetës kundër Juventusit, biondja seksi frymëzon Hysajn me shokë (FOTO)

Sadik.Autor

PAS MBYLLJES SË SEZONIT ME TROFE/ Trakneri Gjoka: Ne do vazhdojmë të ecim përpara në…

Delo.autor

Leave a Comment