Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Kombëtarja mposhtet me “POKER” nga kampionët e botës

Franca ka fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Shqipërisë, duke marrë vendin e parë në grupin H, me 12 pikë, po aq sa Turqia, që fitoi 1-0 ndaj Andorrës.

Ndeshja nisi me një skandal nga ana e organizatorëve, që vendosën himnin e Andorrës, në vend të himnit shqiptar dhe lojtarët kuqezi refuzuan të fillojnë lojën, pa u vënë himni i duhur. Gjithçka u rregullua pas 10 minutash dhe loja filloi.

Mjaftuan 8 minuta për të parë se Odise Roshi në rolin e mbrojtësit është një vendim i gabuar nga trajneri Edi Reja, sepse fieraku lë shumë hapësirë në krah dhe Coman përfiton dhe merr një pasim perfekt nga Varane, për të finalizuar një aksion perfekt të “Gjelave”.

Loja e lojtarëve tanë është tepër e dobët edhe në vijim dhe Giroud arrin të dyfishojë shifrat, pas asistim të Hernandez, i cili përfitoi sërish nga një gabim i Roshit.

Në fund të pjesës së parë është Mërgim Mavraj që shkakton penallti, por për fatin tonë Griezmann godet traversën.

Në pjesën e dytë Reja nuk preferon të bëjë ndryshime, ndërsa pas pak minutash Gjasula dhe Cikalleshi zbresin në fushë në vend të Ramadanit dhe Balajt.

Menjëherë pas dy zëvendësimeve Coman shënon edhe golin e tretë për “Gjelat” dhe të dytin personal, pas një asisti të Griezmann.

Në fund të ndeshjes ishte Sokol Cikalleshi që shënoi golin e nderit në “Stade de France”, duke kthyer në gol një penallti, të fituar po nga ai.

Related posts

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18 (VIDEO)

Sadik.Autor

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

Sadik.Autor

Nis xhiroja e fundit e fazës së grupeve: mundësitë, llogaritë, të kualifikuarit…

Isa.Autor

Leave a Comment