Futboll La Liga Sport

MERKATO E BUJSHME/ Coutinho shndërrohet në shqetësim për Barcelonën, synohet një tjetër huazim

Ku ka përfunduar fantazisti i aftë të ndryshonte ekuilibrat me fanellën e Liverpool 3 vjet më parë? Ku ka përfunduar lojtari për të cilin Barcelona shpenzoi plot 135 milionë euro për ta marrë në Katalunjë?

Philippe Coutinho, pas një viti në huazim te Bajerni i Mynihut dhe pas një sezoni me vetëm 14 prezenca dhe 3 gola nën urdhrat e Ronald Koeman, tashmë e gjen veten me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen dhe i duhet të gjejë një zgjidhje në merkato.

Me Barcelonën ka një kontratë ende të gjatë, në skadencë më 30 qershor të 2023, por që lehtëson mundësinë e daljes nga klubi katalanas. Kjo pasi presidenti Laporta është i gatshëm t’i japë lamtumirën në huazim me të drejtë blerje.

Sipas mediave katalane në tavolinën e agjentit të tij kanë mbërritur 3 propozime, njëra prej të cilës nga Interi, që ishte klubi i parë që besoi te ai duke e marrë në Itali nga Brazili kur sapo kishte mbushur 18 vjeç.

Në të kaluarën edhe Juventusi është interesuar për të, por të gjitha këto ide përballen me një realitet të papërballueshëm nga çdo klubi, atë të pagës së tij prej më shumë se 12 milionë eurosh në vit, që asnjë klub nuk dëshiron ta paguajë të plotë.

Coutinho ka përpara për momentin dy rrugë. Njëra e çon në mundësinë që Barcelona të paguajë një pjesë të pagës së tij në favor të klubit ku do të shkojë në huazim, dhe tjetra është që të rinovojë kontratën me Barcelonën duke ulur pagën e tij, duke lehtësuar klubin që dëshiron ta japë në huazim edhe për disa vjet.

Related posts

“CAMP NOU” MBUSHET PËR DE JONG/ Holandezi i përshëndet me lëvizje magjike (VIDEO)

F.autor

MERKATO E BUJSHME/ Manchester United gati 60 milionë euro për të transferuar yllin e Real Madrid…

Delo.autor

Milionat nuk i kryejnë punë PSG-së, Reali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Q.Autor

Leave a Comment