Futboll Premier League Sport

NDALEN “TOPÇINJTË” ME BARAZIM/ Watford i merr një pikë

Watford ka shtangur të gjithë pasi ka marrë një barazim 2-2 përballë Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Premier League.

Pjesa e parë i takoi tërësisht skuadrës së Unai Emery, me Pierre-Emerick Aubameyang që realizoi dy herë  në portën e Foster (21’ 32’).

Por këto ishin momentet e vetme të mira për “topçinjtë”, pasi në 45 minutëshin e dytë vendasit realizuan dy herë fillimisht, me Tom Cleverley (53’), para se Roberto Pereyra (81’) të barazonte rezultatin nga penalltia.

Madje Watford tentoi edhe të shënonte edhe golin e fitores, por Arsenali shpëtoi mirë duke dalë me 1 pikë nga ky takim.

Related posts

Anderlecht ”peshkon” në Shqipëri, talenti i Besës drejt Belgjikës

Isa.Autor

PARTIZANI-BASEL/ Titullari i rëndësishëm nuk ia del, “demat” pa lojtar mëngjarash. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Pothuajse zyrtare/ Diskutohen detajet e fundit për kalimin e Memushajt te Bari

Q.Autor

Leave a Comment