Futboll Sport

IBRAHIMOVIC NUK PËRMBAHET/ Shënon 3 gola dhe thyen rekord në Amerikë

Zlatan Ibrahimovic realizoi tripletë dhe theu një rekord të vjetër të Los Angeles Galaxy në fitoren bindëse 7-2 kundër Sporting Kansas City të dielën mbrëma.

Sulmuesi suedez theu rekordin për më shumë gola brenda një sezoni nga një lojtar i Galaxy, të cilin e mbante Carlos Ruiz nga viti 2002. Ibra ka shënuar 26 gola deri tani këtë sezon.

Për Los Angeles kjo ishte fitorja e katërt radhazi, e cila i ndihmon të ngrihet në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, me një pikë më shumë se San Jose.

Related posts

“NUK JAM SUPERMENI”/ Ibra heq dorë nga Juve, rrezikon një dëmtim të gjatë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI kërkon TRANSFERIMIN e sulmuesit të Man United

Isa.Autor

E ARDHMJA E VETERANIT LARG ITALISË/ Agjenti i Buffon veçon një ofertë: Është klub vërtet interesant

Delo.autor

Leave a Comment